Real Madridi kontakton Pochettinon

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 12:51 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi ka kontaktuar ish-trajnerin e Tottenhamit, argjentinasin Mauricio Pochettino, bën të ditur “El Chiringuito” të martën, transmeton Koha.net.

Në mediume është raportuar se e ardhmja e trajnerit francez Zinedine Zidane te Reali është në dyshim. Krerët e klubit madrilen po përgatiten në rast se Zidane vendos të largohet nga Reali në verë.

Pochettino është pa angazhim që kur u shkarkua nga Tottenhami muaj më parë, duke u zëvendësuar me Jose Mourinhon.

Ai me Tottenhamin edicionin e kaluar arriti në finale të Ligës së Kampionëve, ku u mposht 2:0 nga Liverpooli.

Të ngjashme