Real Madridi mban Odegaardin

Prishtinë | 08 Sht 2020 | 17:11 | Nga Ekonomia Online

Martin Odegaard do të mbetet te Real Madridi në sezonin e ri.

Mesfushori norvegjez, që shkëlqeu te Real Sociedadi sezonin e shkuar, është rikthyer në Madrid.

21-vjeçari i është bashkuar skuadrës në përgatitje për edicionin e ri.

Madje, edhe trajneri Zinedine Zidane ka pasur një bisedë me lojtarin duke i treguar se llogarit në shërbimet e tij.

Presidenti i klubit madrilen, Florentino Perez, gjithashtu ia ka bërë të ditur trajnerit Zidane se nuk do të ketë përforcime të mëdha shkaku i krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Të ngjashme