Real Madridi mposhtet edhe nga Espanyoli

Prishtinë | 27 Shk 2018 | 22:12 | Nga

Real Madridi ka pësuar humbje si mysafir nga Espanyoli me rezultat 1-0.

Me Cristiano Ronaldon në pushim, Real Madridi duket një skuadër normale që as ndaj Espanyolit nuk arrin ta bëjë diferencën.

“Mbretërit” e nisin me një rast të mirë me Gareth Bale që në minutën e 7-të, por Diego Lopez tregon reflekse të jashtëzakonshme.

Espanyol rrezikon me një rast shumë të mirë me Gerard Morenon, por gjuajtja e tij shkoi jashtë portës.

Vendasit arritën të shënojnë në minutën e 31, por goli u anulua nga pozita e jashtëlojës që ishte mjaftë e dyshimtë.

Në pjesën e dytë vendasit kishin disa raste, ndërsa Reali nuk arriti të rrezikojë pothuajse asnjëherë.

Oscar Duarte i pari, pastaj edhe Moreno kishin raste të mira që në fillim.

Moreno që ishte më i miri në fushë, gjuajti edhe dy herë të tjera bukur, por nuk kishte fat.

Kur të gjithë pritën barazimin, në skenë doli Moreno i cili e meritoi golin dhe me një gjuajtje të fortë shënoi për 1-0.

Pas këtij barazimi mbretërit mbesin në pozitën e tretë me 51 pikë të tubuara.

Të ngjashme