Real Madridi mposhtet nga Girona

Prishtinë | 17 Shk 2019 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Girona gjatë 90 minutave lojë ka treguar një performancë të mirë, kështu duke mposhtur 2-1 Real Madridin në xhiron e 24-të.

Në minutën e 25-të ishte Casemiro i Madridit që ka shënuar golin e parë në këtë ndeshje, pastaj në minutën e 65-të barazoi Cristhian Stuani. Pastaj, Gironën në epërsi e dërgoi Portu në minutën e 75-të.

Gjithashtu, Sergio Ramos është dënuar me karton të kuq në minutën e 90-të. Ky ishte kartoni i 25-të i Ramosit deri më tani, transmeton Koha.net.

Tani, Real Madridi ka mbetur pas Barcelonës, duke u radhitur në vendin e tretë në Ligën e Spanjës me 9-të më pak.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme