Real Madridi mund të këtë Mbappe dhe Haaland në skuadër nga vera e ardhshme

Prishtinë | 02 Sht 2021 | 19:30 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi është duke kërkuar për të krijuar një fuqi të re sulmi në skuadër

Real Madridi janë duke kërkuar për të bërë një fuqi të re sulmuese galaktike duke transferuar dyshen e talentuar Erlind Haaland dhe Kylian Mbappe.

Los Blancos u përpjekën – por dështuan – për ta sjellë Mbappen këtë verë, por yllit të Paris Saint-Germain i skadon kontrata vitin e ardhshëm dhe ata pritet që ta konfirmojnë transferin e tij duke bërë një parakontratë me të që më 1 janar 2022.

Atij mund t’i bashkohet në verën e ardhshme edhe Haaland, nëse Real Madridi arrin që të bëjë një marrëveshje me superagjentin e norvegjezit, Mino Raiola.

Transferimi i kësaj dyshe do të tregonte fuqinë e presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, duke bërë që dyshja me e talentuar në futbollin europian dhe do t’i kthente ata në idhuj, sikurse ishin për më shumë se një dekadë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Real Madridi mbetën të frustruar pasi që ata nuk arritën që ta transferojnë Mbappen që në këtë afat kalimtar, por PSG refuzoi që të diskutojë çfarëdo marrëveshje, pavarësisht dëshiron e lojtarit që të transferohej nga Real Madridi.

Por, nuk është gjithçka mjegull në këtë rast, me Los Merengues të cilët nënshkruan me një tjetër talent francez, Eduardo Camavinga.

Trajneri Carlo Ancelotti e dëshiroi një mesfushorë për ta përforcuar skuadrën e tij dhe 18 vjeçari ishte njëri prej atyre që është parë si një motor për mesfushën e Real Madridit në vitet që do të vinë.

Camavinga ka shpejtësi, kualitet në mbajtjen e topit dhe një potencial të lartë për të qenë lojtar i madh dhe transferi i tij është një transfer i mirë për të ardhmen e këtij klubi.

Sa për Mbappe, Real Madridi pret që PSG të vazhdojë më përpjekjet e tyre për ta bindur 22 vjeçarin që të qendrojë në kryeqytetin francez. Por, Perez me hierarkinë e tij beson që do ta transferojë atë.

Haaland dhe Pogba

Komunikimi me Haaland ka qenë pozitiv, gjithashtu.

Sulmuesi mësohet se është i lumtur për momentin në klubin ku luan por Real Madridi pritet që të këtë pak probleme në negociatat edhe pse ka marrëdhënie të mira me Borussia Dortmundin.

Pjesa e fundit e transferëve në vitin 2022 nga Reali pritet të jetë Paul Pogba.

Lojtari i Manchester United do të jetë pa kontratë në fund të qershorit të vitit të ardhshëm dhe Rael Madridi ka shikuar që të sigurojë shërbimet e tij. /GazetaExpress

Të ngjashme