Real Madridi ndërprenë interesimin për Pogban

Prishtinë | 08 Maj 2020 | 11:37 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi nuk do ta nënshkruajë me yllin e Manchester Unitedit, Paul Pogba, këtë verë, pasi klubi ndërpreu interesimin e tyre për mesfushorin francez.

Pogba ka qenë prej kohësh i lidhur me një transferim në disa klube kryesore evropiane përfshirë Realin, por raportohet se nuk kanë bërë asnjë veprim zyrtar, pasi Florentino Perez nuk kishte dëshirë të hynte në negociata.

Francezi ka qenë prej kohësh i lidhur me një lëvizje në kryeqytetin spanjoll pasi thuhet se Zinedine Zidane ishte një admirues i madh i aftësisë së tij.

Megjithatë, sipas gazetës spanjolle Marca, Real Madridi nuk do të marrë parasysh nënshkrimin e yllit francez këtë vit.

Kontrata e Pogbas në Old Trafford skadon në qershor të 2021 dhe tani po hyn në një fazë kritike edhe pse Unitedi ka një mundësi për të rinovuar këtë edhe për një vit tjetër.

Pogba u kthye në Old Trafford nga Juventusi në vitin 2016 në një marrëveshje të atëhershme rekord botëror mbi 100 milionë euro, por nuk ka arritur të përsërit formën e tij në Torino dhe atë të Francës, të cilin e ndihmoi në Kupën e Botës 2018.

Të ngjashme