Real Madridi në finale, pasi bëri përmbysjen e madhe

Prishtinë | 04 Maj 2022 | 23:44 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi është finalisti i dytë i Ligës së Kampionëve për edicionin 2021/22.

Në një ndeshje spektakolare, Real Madridi ishte nikoqir i Manchester Cityt në mbrëmjen e sontme.

Ndeshja e vlefshme për fazën gjysmëfinale i takoi Real Madridit me rezultat 3:1.

Fillimisht, “Qytetarët” kaluan në epërsi përmes Riyad Mahrezit në minutën e 73-të.

Kurse, Rodrygo shënoi dy gola në minutën e 90-të dhe 91-të për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.

Në vazhdime, Real Madridi shënoi edhe njëherë përmes Karim Benzemas në minutën e 93-të nga pika e bardhë.

Dhe kështu, nga të dyja ndeshjet, Real Madridi kualifikohet në finale me rezultat të përgjithshëm 6:5.

Në finalen e madhe të Parisit, Real Madridi do të përballet me Liverpoolin.

Të ngjashme