Real Madridi në shok: Alaba pret thirrjen e Barcelonës

Prishtinë | 20 Jan 2021 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

E ardhmja e David Alabas është shumë e paqartë me lojtarin që ende nuk e di se ku do të transferohet.

Tashmë është e ditur se mbrojtësi austriak nuk do të qëndrojë te Bayern Munichu dhe kontrata e tij skadon në këtë verë.

U raportua fillimisht se Alaba ka arritur marrëveshje me Real Madridin dhe kalimi i tij te Los Blancos është mbyllur.

Mirëpo, babai i tij dhe agjenti Pini Zavahi kanë bërë ndërhyrjen e fundit, duke i ofruar Barcelonës shërbimet e lojtarit.

Sipas asaj që raporton tani Sky Sport Germany, Alaba tani është duke e pritur një telefonat nga skuadra katalunase.

Raportet e mira të Zahavit me Joan Laoprtan, që është kandidat për president të Barcelonës, ka bërë që mbrojtësi të injorojë një kalim te Real Madridi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme