Real Madridi njofton 300 milionë euro humbje

Prishtinë | 15 Kor 2021 | 12:11 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi ka njoftuar se ka pësuar humbje të mëdha të të hyrave gjatë sezonit 2021/22, në vlerë prej 300 milionë eurove, si pasojë e pandemisë së COVID-19.

Madridi ka para shikuar se që prej marsit 2020 deri tani klubi ka humbur të hyra në vlerë prej 300 milionë eurove, si pasojë e mbylljes së stadiumeve që prej fillimit të pandemisë.

Los Blancos nuk kanë luajtur në stadiumin e tyre Santiago Bernabeu që prej fillimit të vitit 2020. Mungesa e të hyrave nga shitja e biletave për më shumë se një vit është ndër shkaktarët kryesore të rënies drastike të të hyrave për të gjitha klubet në vitin e fundit.

13 herë kampioni i Evropës nuk e ka bërë asnjë blerje gjatë sezonit 2020/21, derisa i shiti Achraf Hakimin dhe Sergio Reguilonin dhe e lejoi James Rodriguezin të largohet.

Ndërsa këtë vit u largua kapiteni Sergio Ramos dhe pritet edhe shitja e Raphael Varane në Manchester United.

Të ngjashme