Real Madridi njofton se trajneri i tij pësoi infarkt sot

Prishtinë | 05 Qer 2022 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi është tronditur sot me lajmin se trajneri i tij, Pablo Laso ka pësuar infarkt.

Klubi spanjoll i basketbollit e ka dhënë këtë informatë përmes uebfaqës “realmadrid.com”.

“Real Madrid C.F. njofton se trajneri ynë Pablo Laso është shtruar në spitalin universitar sanitar “La Moraleja” pasi e pësoi një infarkt të miocardio (muskulit të zemrës)”, ka njoftuar klubi spanjoll i basketbollit.

Siç dihet, Real Madridi në futboll dhe ai në basketboll janë një familje.

Shpresojmë që trajneri Laso t’i mbijetojë kësaj sfide dhe ta vazhdojë punën e tij pasi të ketë shëndet të plotë.

Të ngjashme