“Real Madridi nuk ka bërë ofertë për Mbappen”

Prishtinë | 20 Pri 2017 | 15:38 | Nga

Drejtori sportiv i Monacos, Antonio Cordon ka thënë se Real Madridi nuk ka bërë ofertë për Kylian Mbappe.

Sulmuesi tregoi formë të lartë edhe kundër Borussia Dortmundit he e ndihmoi skuadrën drejt gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

“A e ka kërkuar Real Madridi, Mbappen? Në të vërtet jo”.

“Shpresoj që Mbappe do të vazhdoj të rritet si lojtar dhe të na dhurojë mbrëmje të tilla”.

“Ai është një lojtar i rëndësishëm dhe po rritet. Ai po bëhet i fortë”

“Shpresoj të qëndroj te Monaco, por siç e dimë ka një treg të madh dhe futbolli është i tillë”, ka thënë drejtori sportiv Cordon.

Të ngjashme