Real Madridi nuk mendon t’i luajë ndeshjet si vendas në “Wanda Metropolitano”

Prishtinë | 10 Qer 2020 | 21:03 | Nga Ekonomia Online

Drejtuesit e Real Madridit i janë mirënjohës për ofertën presidentit të Atletico Madridit, Enrique Cerezo, por ata nuk po e mendojnë mundësinë që ndeshjet t’i zhvillojnë në “Wanda Metropolano”.

Los Blancos kanë vendosur që gjashtë ndeshjet e tyre të kampionatit që i luajnë në shtëpi, t’i zhvillojnë në stadiumin “Alfredo Di Stefano”, i cili ndodhet në kompleksin e tyre stërvitor Valdebebas.

Asgjë nuk ka ndryshuar në planin që është vendos në maj, kështu që këtë të diel Real Madridi do të luajë ndaj Eibar në “Alfredo Di Stefano”.

Ditët e fundit është folur që tifozët të lejohen që të kthehen në stadiume, megjithëse me një kapacitet të zvogëluar, kjo nuk ka ndikuar në vendimin e Los Merengues.

Tashëm janë bërë ndryshimet në stadiumin Alfredo Di Stefano, në mënyrë që të konsiderohet stadium që i plotëson kushtet, me VAR, që është një kërkesë për ndeshjet e La Liga.

Marrëdhëniet midis drejtorëve të Real Madridit dhe Atleticos janë të përzemërta dhe,  por askush nuk për mundësinë që ndeshjet të zhvillohen në “Wanda Metropolitano”. 

Të ngjashme