Real Madridi ofron 100 milionë euro për Lautaron

Prishtinë | 14 Sht 2020 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi ka shokuar Barcelonën duke arritur marrëveshje të vlefshme 100 milionë euro për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez, shkruan “Sport Mediaset”.

Reprezentuesi i Argjentinës ka qenë shënjestra numër një e Barcelonës, por klubet kanë dështuar të arrijnë marrëveshje.

Real Madridi në anën tjetër ia ka dal të bind krerët e Interit, duke bërë ofertë të vlefshme 100 milionë euro. Në fakt është pak a shumë 60 milionë euro, pasi Reali ka marrë 40 milionë euro nga transferimi i Achraf Hakimit te Interi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme