Real Madridi ofron 2 lojtarë për Salahun

Prishtinë | 02 Maj 2018 | 09:24 | Nga

Real Madridi shpreson se do ta joshë Mohamed Salahun ta braktisë Liverpoolin për të kaluar në kryeqytetin spanjoll.

Reali është i gatshëm t’ia ofrojë Liverpoolit dyshen Gareth Bale dhe Keylor Navas për shërbimet e anësorit egjiptian, sipas Diario Gol, transmeton Gazeta Express.

“Loc Blancos” janë të etur ta transferojnë yllin egjiptian këtë verë pas formës së tij të jashtëzakonshme me të “Kuqtë” këtë sezon.

Megjithatë, çmimi i tij prej 200 milionë euro paraqet problem.

Kampioni aktual evropian shpreson se duke e përfshirë në marrëveshjen dyshen Bale & Navas, do të mundë ta ulë çmimin e Salahut dhe ta transferojë atë në verë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme