Real Madridi ofron njërin nga dy yjet e skuadrës për Fabian Ruizin

Prishtinë | 03 Qer 2020 | 20:52 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi thuhet se është gati të ofrojë njëri nga Luka Modric ose James Rodriguez për Fabian Ruizin e Napolit.

Fabian Ruiz ka kontratë të vlefshme me Napolin deri më 2023, teksa Napoli thuhet se kërkon hiç më pak se 100 milionë euro për shitjen e tij.

Kjo po vlerësohet si shumë e lartë nga Real Madridi dhe ata janë të gatshëm të ofrojnë Luka Modricin ose James Rodriguezin për të ulur sadopak shumën e kërkuar nga napolitanët.

Modric e Rodriguez nuk janë më në planet e Zinedine Zidane dhe mbetet të shihet nëse ndonjëri do pëlqehet nga Napoli. 

Të ngjashme