Real Madridi ofron para kesh dhe dy lojtarë për De Gean

Prishtinë | 25 Jan 2018 | 09:06 | Nga

Real Madridi është vënë seriozisht pas portierit të Manchester Unitedit, David de Gea.

Sipas asaj që shkuan Don Balon, klubi mbretëror është i gatshëm që të paguajë para dhe t’i lëshojë dy lojtarë të shkojnë në anën e kundërt.

Portieri ka kohë që është një objektiv i Manchester United, por klubi anglez ka vendosur që të mos i shes lojtarët kryesor.

Mësohet se lojtarët e afruar në këtë marrëveshje janë Keylor Navas dhe Mateo Kovacic.

Navas ka qenë pjesë e marrëveshjes kur në vitin 2015 dështoi gjithçka.

De Gea dhe Navas kishin pranuar kontratat e reja dhe shkëmbimin, por marrëveshje dështoi pasi letrat ishin shkëmbyer pas afatit kalimtar.

Real Madridi po përjeton sezon shumë të dobët këtë vit, duke mos arritur të jetë në luftë për titull të kampionit, ndërsa në mesjavë u largua edhe nga Kupa e Mbretit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme