Real Madridi po përgatitë ofertë të lartë për Lautaro Martinezin

Prishtinë | 21 Maj 2021 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Lautaro Martinez mund të largohet nga Interi gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi argjentinas ka dy vite që lidhet me skuadrat më të mëdha evropiane.

Së fundmi në garë fuqishëm është futur gjiganti spanjoll Real Madrid që po kërkon transferimin e argjentinasit.

E përditshmja italiane Tuttosport ka raportuar se Los Blancos janë duke përgatitur një ofertë të lartë për sulmuesin.

Kampioni në fuqi i Spanjës në total do të shpenzojë mbi 90 milionë euro për të nënshkruar me numrin 10 të Interit.

Los Blancos kanë të gatshme para kesh prej 60 milionë euro për Interin, shumë që është e mirëseardhur për italianët duke parë krizën që i ka kapluar.

Gjithashtu klubi nga kryeqyteti spanjoll janë të gatshëm t’ia falin Interit edhe borxhin prej 32 milionë eurove që këta të fundit ia kanë për mbrojtësin maroken Achraf Hakimi.

Në rast se ndodh ky transferim, atëherë Lautaro Martinez në total do t’i kushtonte 92 milionë euro Real Madridit.

Lautaro këtë edicion ka zhvilluar 47 ndeshje zyrtare me Interin ku ka shënuar 18 gola dhe ka bërë 10 asistime. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme