Real Madridi po përgatitet për transferimin shokues të Mohamed Salah

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Mohamed Salah ka pasur një fillim sezoni të jashtëzakonshëm me Liverpoolin.

Ylli egjiptian po shënon e asiston rregullisht dhe kjo ka bërë që ai të jetë më i miri këtë vit te Liverpooli.

Edhe trajneri Jurgen Klopp ka thurrur lëvdata për lojtarin, duke thënë se Salah është për momentin më i mirë se Messi e Ronaldo.

29-vjeçari megjithatë ende nuk e ka vazhduar kontratën me Liverpoolin, kontratë që skadon në verën e vitit 2023.

Real Madrid po e monitoron situatën e egjiptianit dhe mediat spanjolle kanë raportuar se ata po përgatitin transferimin e egjiptianit në verën e vitit të ardhshëm.

Los Blancos pritet të largojnë yjet si Gareth Bale e Eden Hazard për t’i bërë vend Salahit në Santiago Bernabeu.

Gjithnjë sipas mediave spanjolle, Los Blancos janë gati ta bëjnë egjiptianin njërin nga lojtarët më të paguar në Madrid për ta bindur të transferohet në La Liga.

29-vjeçari këtë edicion është duke shkëlqyer, ku në 10 ndeshjet e para ka shënuar 10 gola e ka asistuar në katër të tjerë. /Telegrafi

Të ngjashme