Real Madridi publikon listën e lojtarëve kundër Interit

Prishtinë | 13 Sht 2021 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi ka publikuar listën e lojtarëve që do të jenë të gatshëm kundër Interit.

Carlo Ancelotti ka emëruar listën e lojtarëve në ndeshjen e parë të së mërkurës në Ligën e Kampionëve në Stadio Giuseppe Meazza, shkruan footbalitalia, transmeton Klankosova.tv.

Gareth Bale, Toni Kroos, Dani Ceballos, Marcelo dhe Ferland Mendy kanë mbetur jashtë listës së skuadrës së Real Madrid për t’u përballur me Interin të mërkurën.

Sipas raporteve në Spanjë, Bale ka pësuar një dëmtim të kyçit të këmbës që do ta mbajë atë jashtë fushave për një kohë të gjatë.

Uellsiani u stërvit veçmas sot së bashku me Kroos, Ceballos, Marcelo dhe Mendy. Asnjë prej tyre nuk është në dispozicion për ndeshjen kundër Interit të mërkurën.

Të ngjashme