Real Madridi publikon listën e lojtarëve të ftuar për derbin ndaj Barcelonës

Prishtinë | 29 Shk 2020 | 17:27 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Barcelonës.

Los Blancos do të jenë nikoqir të Blaugranasëve në takimin që zhvillohet të dielën (nesër) nga ora 21:00 në Santiago Bernabeu.

Zinedine Zidane për El Clasico nuk mund të llogarisë në lojtarët si Marco Asensio dhe Eden Hazard që janë të lënduar, derisa Rodrygo Goes eshët i suspenduar me karton të kuq.

Trajneri francez ka ftuar 19 lojtarë për takimin më të rëndësishme të këtij sezoni, shkaku që janë vetëm dy pikë larg katalunasëve që janë në vendin e parë.

Portierët: Courtois, Areola, Toni Fuidias.

Mbrojtësit: Carvajal, Militao, Ramos, Varane, Marcelo, Mendy.

Mesfushorët: Kroos, Modric, Casemiro, Valverde, Isco.

Sulmuesit: Benzema, Bale, Lucas, Mariano, Vinicius. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme