Real Madridi publikon listën e lojtarëve të ftuar për takimin e dytë ndaj Atalantës

Prishtinë | 15 Mar 2021 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për takimin e dytë ndaj Atalantës në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë mes dy skuadrave kishte përfunduar me fitoren 1-0 të Los Blancos që ishin mysafir të italianëve.

Zinedine Zidane do të tentojë që të fitojë edhe takimin e dytë, për t’u plasuar në çerekfinale të garës më të madhe për klube në Evropë.

Për këtë takim, francezi nuk mund të llogarisë në Dani Carvajal, Mariano Diazin, Eden Hazardin dhe Alvaro Odriozolan që janë të lënduar, derisa Casemiro ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Përballja do të luhet në stadiumin “Alfredo di Stefano”, me fillim nga ora 21:00.

Lista e plotë e Real Madridit për takimin ndaj Atalantës:

Portier: Courtois, Lunin, Altube

Mbrojtës: Militao, Ramos, Varane, Nacho, Marcelo, Mendy

Mesfushorët: Kroos, Modric, Valverde, Isco

Sulmuesit: Benzema, Asensio, Vazquez, Vinicius, Rodrygo, Hugo Duro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme