Real Madridi publikon listën me futbollistët e ftuar për finalen e Superkupës së Evropës

Prishtinë | 09 Gus 2022 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi ka publikuar listën me futbollistët e ftuar nga Carlo Ancelotti për finalen e Superkupës së Evropës.

Real Madridi, skuadra fituese e Ligës së Kampionëve në sezonin e fundit, në finale të Superkupës do të përballet me Eintracht Frankfurtin, që triumfoi në sezonin e fundit të Ligës së Evropës.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të mërkurën, në stadiumin olimpik të Helsinkit në Finlandë nga ora 21:00, shkruan Gazeta Express.

Lista me të ftuarit nga Ancelotti për këtë finale:

Portierë: Thibaut Courtois, Andriy Lunin, Luis Lopez.

Mbrojtës: Dani Carvajal, Eder Militao, David Alaba, Jesus Vallejo, Nacho, Antonio Rudiger, Alvaro Odriozola, Ferland Mendy.

Mesfushorë: Toni Kroos, Luka Modric, Casemiro, Fede Valverde, Lucas Vazquez, Dani Ceballos, Aurelien Tchouameni, Eduardo Camavinga

Sulmues: Eden Hazard, Karim Benzema, Marco Asensio, Vinicius Junior, Rodrygo Goes, Mariano Diaz. /Gazeta Express/

Të ngjashme