Real Madridi synon transferimin e Mbappes dhe Haalandit

Prishtinë | 03 Jan 2022 | 11:01 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi dëshiron të bashkojë Kylian Mbappe dhe Erling Haaland në Bernabeu këtë verë.

Madrilenët mund të vendosin të nënshkruajnë jo me një, por me dy nga lojtarët më të mirë të rinj në botë.

Kylian Mbappe pritet të nënshkruajë si lojtar i lirë kur t’i skadojë kontrata me Paris Saint-Germain në verën e ardhshme.

Por gazeta spanjolle Marca raporton se Erling Haaland i Borussia Dortmundit mund t’i bashkohet Real Madridit gjithashtu.

Mino Raiola në ditët e fundit në një intervistë, potencoi se Real Madridi së bashku me Manchester Cityn, Bayern Munich dhe Barcelonën si destinacione të mundshme për klientin e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme