Real transferon talentin e madh brazilian

Prishtinë | 23 Maj 2017 | 21:29 | Nga

Real Madridi ka konfirmuar këtë të martë pasdite finalizimin e marrëveshjes për nënshkrimin me talentin brazilianVinicius Junior, pasi më parë kishin arritur marrëveshjen me klubin Flamengo, për të përfituar shërbimet e sulmuesit adoleshent, pas korrikut të vitit 2018, sipas të drejtave federale.

Klubi madrilen shtoi se Vinicius do të bashkohet zyrtarisht me skuadrën vetëm në korrikun e vitit pasues, 2019, por duke mos e përjashtuar mundësinë që braziliani të afrohet më shpejt në Bernabeu, me kusht që të dy klubet të gjejnë marrëveshjen për këtë gjë.

“Real Madrid C. F. dhe Clube de Regatas do Flamengo kanë arritur një marrëveshje në lidhje me transferimin e të drejtave federale të futbollistit Vinicius Junior nga korriku i vitit 2018. Lojtari do të qëndrojë te klubi i tij aktual deri më korrik 2019, ndonëse ai do të mund të luajë me Real Madrid edhe përpara asaj date, nëse të dy klubet do të gjejnë akordin”, citon njoftimi i publikuar nga klubi madrilene.

Besohet se Real Madrid ka paguar 45 milionë euro për të riun brazilian, që debutoi në nivelin professional me Flamengon vetëm një javë më parë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme