Reali bën gati 150 milionë euro për Pogban

Prishtinë | 28 Tet 2019 | 12:10 | Nga Ekonomia Online

Te Real Madridi janë të vendosur për ta transferuar mesfushorin francez Paul Pogba gjatë afatit kalimtar të janarit.

Gazeta spanjolle “Marca” ka njoftuar të hënën se Reali tashmë ka kontaktuar Manchester Unitedin, duke i ofruar 150 milionë euro dëmshpërblim për shërbimet e Pogbas, shkruan “Koha Ditore”.

Pogba pritet të largohet nga ekipi anglez, pasi kishte kërkuar një gjë të tillë para fillimit të këtij edicioni.

Te Reali, e shohin Pogban si përforcim të duhur për repartin e mesfushës për shkak se trajneri Zinedine Zidane e konsideron si shumë të rëndësishëm.

26-vjeçari, këtë edicion ka vetëm një asistim në gjashtë ndeshje për Manchesterin. Ai ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2021, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Krahas Realit, interesim për Pogban ka treguar edhe Juventusi.

Të ngjashme