Reali ‘bombardon’ tregun, transferon Neymar-in, Hazard-in dhe Pogba-n

Prishtinë | 05 Tet 2018 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Real Madrid po përgatitet për një treg të transferimeve të paparë ndonjëherë në histori të futbollit.

Largimi i Ronaldos, mungesa e golave e rezultatet e dobëta kanë bërë që Florentino Perez të mendojë mirë për prurjet e reja.

Mediet në Spanjë raportojnë se Real Madrid synon transferimin e ‘galaktikëve’, duke përmendur tre emra të mëdhenj.

MundoDeportivo shkruan se Neymar, Paul Pogba dhe Eden Hazard janë në listën e Florentino Perez, përcjell lajmi.net.

Transferimi i këtyre lojtarëve do të shndërronte Real Madridin në një skuadër me shumë yje, por transferimi i çdonjërit prej tyre, do t’i kushtonte Perezit hiq më pak se 300 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme