Reali, Chelsea, Juventusi dhe Napoli pas Icardit

Prishtinë | 21 Shk 2019 | 11:19 | Nga Ekonomia Online

Mauro Icardi mund të largohet nga Inter, sidomos pas humbjes së shiritit të kapitenit.

Janë Real Madrid, Chelsea, Juventus dhe Napoli që kanë shprehur interesimin që ta blerë atë gjatë verës, shkruan Sport Mediaset, transmeton Klan Kosova.

E ardhmja e sulmuesit mbetet pezull pasi që Nerazzuri ia mori javën e kaluar shiritin e kapitenit të skuadrës.

Kjo ka bërë që gruaja e Icardi dhe agjentja e tij Wanda Nara të bëjë plan të dëgjojë ofertat në ditët në vijim nga katër klubet e lartpërmendura.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme