Reali dëshiron një sulmues në janar

Prishtinë | 19 Nën 2018 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi raportohet se dëshiron të sjellë një sulmues të ri në Bernabeu në afatin kalimtar të janarit.

“Los Blancos” transferuan Mariano Diazin nga Lyoni gjatë verës, por nuk arritën të gjejnë një zëvendësues të Cristiano Ronaldos të larguar drejt Juventusit.

Sipas “Sport”, presidenti i klubit, Florentino Perez e ka kuptuar se nuk mund të bëjë transferim të madh në janar, por dëshiron të zgjerojë listën e sulmuesve.

Në listë është Radamel Falcao i Monacos, teksa po konsiderohet edhe Zlatan Ibrahimoviqi i Los Angeles Galaxy.

Reali në fundjavë me Eibarin në La Ligë synon fitoren e pestë rresht në të gjitha garat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme