Reali dhe Barcelona në garë për talentin gjerman

Prishtinë | 29 Sht 2017 | 09:11 | Nga

Pas Realit e Bayernit, edhe Barcelona është duke u interesuar për Werner.

Barcelona ka rritur interesimin për talentin e RB Leipzig, Timo Werner dhe dëshiron ta transferojë në “Camp Nou”, raporton “Mundo Deportivo”.

Për lojtarin që ka shënuar pesë gola në gjashtë ndeshje këtë edicion në Bundesliga, interesim kanë shprehur edhe Bayern Munich dhe Real Madrid.

Barca beson se mund të arrijë te Werner pasi lojtari mund të ketë më shumë mundësi duke parë e katalunasit janë në ndërtim të skuadrës. Ata janë duke u interesuar edhe për mesfushorin e Schalkes, Leon Goretzka.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme