Reali dhe Ramosi ”merren” vesh

Prishtinë | 20 Shk 2020 | 19:18 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi spanjoll mund ta nënshkruajë një kontratë të re dyvjeçare me liderin e La Ligas

Real Madridi nuk dëshiron ta lë të largohet Sergio Ramosin.

Gjiganti spanjoll madje e ka bërë gati një kontratë të re dyvjeçare për veteranin e mbrojtjes.

Për këtë siguron e përditshmja spanjolle “AS”, përcjell Gazeta Express.

Qendërmbrojtësi stabil ka kontratë me “Mbretërit” deri në vitin 2021.

Mirëpo, palët mund ta arrijnë shumë shpejt marrëveshjen për vazhdimin e saj për dy vjet të tjerë.

Ramos është njëri prej legjendave të Realit.

Krahas sigurisë në mbrojtje, të cilën e ka shfaqur tash e sa vite, ai ka kontribuuar edhe me gola të rëndësishëm për “Los Blancos”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme