Reali e hedh topin te Neymari

Prishtinë | 18 Maj 2019 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Ylli Brazilian nuk është i sigurt për të ardhmen, por gjiganti i La ligës nuk do të përfshihet derisa ai të qartësojë se dëshiron të largohet nga PSG-ja.

Neymari vazhdon të mbetet i pavendosur në të ardhmen, por Real Madrid nuk do të bëjë asnjë lëvizje derisa ishi i Barcelonës të bëjë hapin e parë dhe të paralajmërojë largimin nga Paris Saint Germain, raporton AS.

Reali është i interesuar që disa vite për 27-vjeçarin dhe ka tentuar ta transferojë disa herë në të kaluarën, por klubi s’dëshiron të nisë luftë me numrin një të PSG-së, Nasser Al Khelaifi, që respektojnë klubet respektive.

Në anën tjetër, sipas AS, Neymar s’do të flasë deri pas “Copa America”, pasi e di se situata e tij është e komplikuar për shkak të klauzolës së lirimit.

Ai ka bërë 58 paraqitje për PSG-në dhe ka shënuar 51 gola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme