Reali e sheh Kloppin zëvendësues të Zidanet

Prishtinë | 08 Pri 2018 | 13:42 | Nga

Real Madridi raportohet se e ka vendosur Jurgen Kloppin si zëvendësues potencial të Zinedine Zidane.

Trajneri gjerman ka transformuar “Të Kuqtë” që kur kaloi më 2015, duke udhëhequr ekipin në formë të mirë në ligë dhe Ligën e Kampionëve.

Reali në anën tjetër është 15 pikë prapa liderit Barcelona dhe “The Sun” raporton se ekipi po bën gati zëvendësuesin potencial të Zidanet nëse sivjet dështon në Ligën e Kampionëve.

Raporti shton se Klopp vlerësohet nga “Mbretërit” për lojën e tij ofensive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme