Reali favorit për Lewandowskin

Prishtinë | 23 Maj 2018 | 11:40 | Nga

Real Madridi është ende favorit për transferimin e sulmuesit të Bayern Munchen-it, Robert Lewandowski, raporton Evening Standard.

Chelsea është lidhur me një transferim të përfaqësuesit të Polonisë, por ai preferon që të luajë në Ligën e Kampionëve stinorin e ardhshëm.

Megjithatë, ish-kampionët e Anglisë kanë arritur që ta sigurojnë vetëm një vend në Ligën e Evropës, andaj 29 vjeçari është më i prirur që të shkojë drejt Santiago Bernabeut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme