Reali fiton garën për Dani Ceballos

Prishtinë | 08 Kor 2017 | 14:46 | Nga

Real Madridi raportohet se ka fituar garën për transferimin e Dani Ceballos nga Real Betisi.

20-vjeçari luajti rregullisht për Betisin gjatë dy sezoneve të fundit dhe ka joshur interesimin e shumë klubeve europiane.

Gazeta spanjolle Marca raporton se Real Madridi është pajtuar me kushtet e lojtarit, për të cilin ka paguar 18 milionë euro, transmeton koha.net.

Ceballos ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare dhe zyrtarisht pritet të transferohet të hënën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme