Reali i gatshëm të paguajë klauzolën e Kepas

Prishtinë | 19 Dhj 2017 | 16:16 | Nga

Real Madridi ka vendosur të paguajë klauzolën 20 milionë euro të largimit të portierit të Atheltic Bilbaos, Kepa Arrizabalaga, për ta transferuar që në janar në Santiago Bernabeu.

Bisedimet e klubit bask dhe 23-vjeçarit për rinovimin e kontratës kanë dështuar përfundimisht, kështu që Bilbao është e detyruar ta lërë të largohet që në janar, për të mos e humbur në verë me parametër zero.

Reali, sipas të përditshmes ‘AS’ ka ndërmend ta zyrtarizojë blerjen e Kepas gjatë javës së parë të janarit.

Rreth 20 milionë mund të jenë shumë për një portier ende të pakonfirmuar me skuadrat e mëdha, por për Los Blancos nuk ka kohë për të humbur, pasi Keylor Navas nuk po jep garancitë që kërkon një emër si Reali.

Kepa pritët të firmosë një kontratë gjashtë vjeçare me kampionët e saposhpallur të Botës dhe do të përfitojë një pagë neto tre milionë euro në sezon.

Portieri është prodhim i akademisë së Bilbaos, por ka qenë i huazuar edhe te Valladolidit./SS/

Të ngjashme