Reali huazon sërish mesfushorin japonez te Mallorca

Prishtinë | 11 Gus 2021 | 21:02 | Nga Ekonomia Online

Take Kubo kthehet në Mallorca. Lojtari japonez do të luajë në klubin ishullor, siç ndodhi dy sezone më parë, pasi drejtuesit e këtij ekipi dhe ata të Realit të Madridit ranë dakord për huazimin e tij deri në qershor 2022.

Sezonin e kaluar Kubo pati dy përvoja te Villarreali dhe Getafe, të cilat nuk ishin aq të suksesshme.

Real Sociedad gjithashtu bëri përpjekje për transferimin e Kubos, por opsioni për t’u kthyer të Mallorca, në një ekip që ai e njeh mirë, peshoi më shumë në vendimin japonez.

Në sezonin 2019-2020 ai mori pjesë në 35 ndeshje të kampionatit, 24 herë si titullar, duke shënuar katër gola.

Të ngjashme