Reali humb durimin me Balen

Prishtinë | 21 Shk 2019 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi ka humbur durimin dhe ka marrë një vendim sa i përket Gareth Bales dhe të ardhmes së tij në klub.

“Marca” raporton se drejtuesit e skuadrës, janë lodhur me formën e ndryshueshme të uellsianit dhe se futbollisti do të shitet në fund të kampionatit.

Ai shihej si lojtari i mundshëm për të zëvendësuar Ronaldon, por në sezonin e vështirë të Realit, Bale është përballur me shumë mungesa për shkak të lëndimit.

Madje, Bale duket se e ka humbur vendin e titullarit nga i ri Vinicius, por edhe Lucas Vazquez, që kanë treguar formë më të mirë se 29-vjeçari.

Chelsea dhe Tottenhami mund të përfitojnë nga Bale, nëse Real Madridi vendos ta zëvendësojë atë me Hazardin apo Eriksenin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme