Reali, i gatshëm t’i shesë Balen e Jamesin

Prishtinë | 20 Pri 2020 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Gjiganti madrilen po mendon ta pastrojë ekipin gjatë verës dhe futbollisti uellsian dhe ai kolumbian pritet të largohen

Real Madridi po planifikon të bëjë ndryshime në ekip për sezonin e ardhshëm.

E përditshmja spanjolle “AS” raporton se “Los Blancos” po planifikojnë t’i shesin Gareth Balen dhe James Rodriguezin.

Gjithashtu, edhe lojtarët si Lucas Vazquez, Mariano Diaz, Alvaro Odriozola e Nacho Fernandez mund të shiten gjatë verës që vjen.

Reali po mendon të shesë futbollistë për të bërë para, në mënyrë që të transferojë futbollistë të tjerë.

Nëse “Los Blancos” i shesin këta gjashtë lojtarë, do t’i kursejnë 75 milionë euro vetë nga rrogat e tyre vjetore. 

Të ngjashme