Reali, i lënduar në La Liga, kërkon shërimin në Champions

Prishtinë | 02 Tet 2018 | 10:48 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi kërkon të kthehet te fitorja të martën mbrëma në Moskë ndaj CSKA-së, pas dështimit që të fitojë dy ndeshjet e fundit në La Liga.

Reali mesjavën e kaluar pësoi 3:0 nga Sevilla, ndërsa në fundjavë luajti pa gola në derbin e qytetit ndaj Atletico Madridit.

Reali tash po kërkon të kthehet te fitorja, ndonëse në përballjen me CSKA-në do të ketë mungesa të mëdha.

Do të mungojë kapiteni Sergio Ramos, mbrojtësi brazilian Marcelo, mesfushori ofensiv Isco, si dhe sulmuesi uellsian Gareth Bale…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme