Reali insiston për Alaban

Prishtinë | 01 Pri 2020 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Koresë Jugore ka thënë se ky shtet ka marrë kërkesa për ndihmë nga 121 vende të ndryshme rreth metodave të testimit të rasteve të dyshuara për Coronavirus.

Fushata e Koresë Jugore për testim masiv të popullsisë, e mbështetur nga përcjellja e kontakteve të të infektuarve, është cilësuar si mënyrë e suksesshme për parandalimin e përhapjes së virusit në vendin që dikur e kishte shifrën më të madhe të rasteve pas Kinës.

“Po na vijnë shumë kërkesa nga vende të ndryshme pasi kemi krijuar përvojë nga përhapja e hershme. Numri prej 121 shteteve (që kanë bërë kërkesë për ndihmë) është duke u rritur sot e kësaj dite”, tha ky zyrtar, i cili kërkoi të mos i publikohej emri.

Koreja Jugore e ka formuar një task-forcë për të vendosur se në çfarë mënyrë mund të ofrojë ndihmë, qoftë përmes eksportimit të pajisjeve për testim ose përmes ndihmave humanitare, shtoi zyrtari, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Ai nuk përmendi shtete të caktuara, por prodhuesit koreanë të pajisjeve të testimit kanë kontrata për furnizim me Shtetet e Bashkuara, Italinë dhe disa vende të tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme