Reali interesohet për Manolas

Prishtinë | 05 Dhj 2018 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Qendërmbrojtësi romak, Kostas Manolas, ka ngjallur interesimin e Real Madridit, klub ky që e sheh si zëvendësim afat-gjatë të kapitenit Sergio Ramos.

Sipas Don Balon, presidenti Florentino Perez po i diskuton transferet potenciale në dimër me trajnerin Santiago Solari, ndërkaq mbrojtësi grek gjendet lart në listën e dëshirave të tyre.

Manolas vlerësohet aktualisht 60 milionë euro, dhe konsiderohet si njëri prej mbrojtësve më të mirë në Evropë, e që mund të luajë rol në transferimin e tij te kampionët e botës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme