Reali kërkon 40 milionë euro për Ceballosin

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 08:13 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi është i gatshëm t’ia shesë Arsenalit mesfushorin Dani Ceballos në afatin kalimtar të verës, por kërkon rreth 40 milionë euro, njofton “Mundo Deportivo” të dielën, transmeton Koha.net.

Reprezentuesi i Spanjës është i huazuar te Arsenali. Ai në ndeshjet e fundit gjeti formën e vjetër nën direktivat e trajnerit Mikel Arteta. Real Madridi planifikon të sjellë dy mesfushorë në verë, kështu që Ceballos do të ishte i tepërt në klubin madrilen. Mirëpo, krerët e Realit kërkojnë së paku 40 milionë euro për të.

Ceballos në total këtë stinor ka luajtur 24 ndeshje, ndërsa ka shënuar një gol dhe asistuar dy tjerë.

Të ngjashme