Reali kërkon 80 milionë për Moratan

Prishtinë | 28 Qer 2017 | 09:04 | Nga

Real Madrid kërkon 80 milionë euro për Moratan.

Transferimi i sulmuesit spanjoll Alvaro Morata te Manchester United, është bllokuar – kështu bën të ditur The Sun.

Sipas The Sun “Djajtë e Kuq” kanë bërë gati 70 milionë funte për spanjollin, por Real Madridi nuk dëshiron të dëgjojë një ofertë nën 80 milionë funte.

Morata besohet t’u ketë thënë klubit që ta lënë të largohet, meqenëse nuk është titullarë në Madrid, por Zinedine Zidane insiston që ta mbajë atë edhe për një sezon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme