Reali konfirmon lëndimin e Benzemas

Prishtinë | 14 Jan 2019 | 11:20 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi ka konfirmuar se Karim Benzema ka pësuar një frakturë në gishtin e dorës së djathtë.

Francezi u lëndua në ndeshjen kundër Real Betisit dhe kështu u zëvendësua në pushimin e pjesës së parë, ku në vend të tij u fut në lojë Cristo Ramon Gonzaález Perez.

“Pas testeve të kryera në lojtarin tonë Karim Benzema nga stafi mjekësor i Real Madridit, ai është diagnostikuar me frakturë në gishtin e pestë të dorës së djathtë”, shkruan Real Madridi në njoftim.

“Situata e lojtarit do të vazhdojë të monitorohet”, ka vazhduar Reali, duke mos treguar se sa do të mungojë 31-vjeçari.

Kështu Benzmea i shtohet listës së lojtarëve të lënduar së bashku me Thibaut Courtois, Gareth Bale, Marco Asensio, Marcos Llorente dhe Toni Kroosin.

Aktualisht Reali renditet në vendin katër në La Liga me 33 pikë.

Këtë sezon në kampionatin elitar spanjoll sulmuesi francez ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar tre asistime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme