Real Madridi ka kontaktuar Milanin për transferimin e mesfushorit algjerian Ismael Bennacer, shkruan “Fichajes.com” të dielën.
Bennacer 22-vjeçar i është bashkuar Milanit në verë nga Empoli. Raportohet se në kontratën e tij me Milanin ka një klauzolë për lirim në vlerë 50 milionë euro.
Manchester City e Paris Saint-Germaini po ashtu po interesohen për algjerianin. Parisi ka ofruar 30 milionë euro për mesfushorin.