Reali, lider i pakontestueshëm në La Liga

Prishtinë | 18 Shk 2017 | 18:54 | Nga

Real MadridiReal Madridi nuk ka pasur probleme ndaj Espanyolit në duelin që u zhvillua në Santiago Bernabeu.

Vetëm se nuk shënoi shumë gola dhe i mjaftoi një fitore solide prej 2-0.

Los Blancos shfaqën paraqitje më të mirë nga fillimi i takimit, teksa Zidane vendosi t’i pushonte disa lojtarë, teksa disa të tjerë shënuan rikthimin nga lëndimi pikërisht në këtë takim.

Pas 33 minutash lojë dhe një mori rastesh, ishte Alvaro Morata që me asist të Iscos, realizoi për 1-0 dhe epërsinë e Los Blancos.

1-0 ishte rezultati i pjesës së parë në favor të vendasve.

Në vazhdim të takimit Real Madridi nuk u zmbraps dhe patjetër kërkoi golin e sigurisë.

Zidane kreu tri zëvendësime, duke inkuadruar në lojë edhe Gareth Balen të cilit i dha 20 minuta pas dy muajve jashtë i lënduar.

Dhe, pikërisht uellsiani e gjeti golin pas 83 minutash lojë, ku meritë të madhe kishte Isco i cili edhe e asistoi, me Balen i cili me një goditje të shkëlqyer në këndin e poshtëm të djathtë të portës realizoi për 2-0, duke kompletuar rikthimin nga lëndimi me gol.

Deri në fund të takimit ku prezent ishin 76 mijë shikues nuk pati më gola dhe kjo është tjetër fitore solide e Real Madridit, që me një ndeshje më pak se Barcelona ka katër pikë më shumë në tabelë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme