Reali mbret i Ligës së Kampionëve

Prishtinë | 03 Qer 2017 | 22:42 | Nga

Real Madridi është bërë skuadra e parë në histori të Ligës së Kampionëve që fiton këtë trofe dy herë me radhë.

Real Madridi ka fituar Ligën e Kampionëve për sezonin 2016/17. Los Blancos e mposhtën në finale Juventusin 4:1 për të shkruar histori.

Me këtë triumf, Reali ka thyer rekord historik, duke u bërë klubi i parë që e fiton dy herë me radhë Ligën e Kampionëve.

Ishte Cristiano Ronaldo ai që udhëhoqi Real Madridin drejt triumfit duke shënuar dy gola (20’ dhe 64’), derisa dy golat tjerë i shënuan Casemiro (61’) dhe Marco Asensio (90’).

Reali tani ka shënuar 503 gola në Champions, më shumë se çdo skuadër tjetër, derisa Ronaldo theu rekord historik duke u bërë lojtari i parë që shënon në tre finale të Champions League.

Ky është titulli i 12-të për Los Blancos, pesë më shumë se ndjekësi më i afërt, Milani.

Të ngjashme