Reali me mungesa të mëdha luan në udhëtim te Elche, formacionet zyrtare

Prishtinë | 30 Tet 2021 | 14:15 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi synon të rikthehet te fitoret në La Liga, pas barazimit me Osasunën javën e kaluar.

Gjiganti spanjoll do të përballet me Elchen në udhëtim në kuadër të xhiros së 12-të në elitën e futbollit spanjoll.

Vendasit aktualisht ndodhen në pozitën e 15-të me 10 pikë dhe duan që të shkaktojnë befasi.

Në anën tjetër Reali përkundër mungesave të mëdha, synon tri pikët nga kjo sfidë.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti nuk mund të llogarit në shërbimet e futbollistëve si Gareth Bale, Karim Benzema, Dani Ceballos e Federico Valverde.

Formacionet zyrtare:

Elche: Kiko Casilla; Palacios, Enzo Roco, Bigas, Mojica; Fidel, Mascarell, Raúl Guti, Pastore; Lucas Boye, Lucas Perez.

Real Madrid:Courtois, Militao, Alaba, Kroos, Modric, Marcelo, Casemiro, Vazuqez, Vinicius, Rodrygo, Mariano.

Të ngjashme