Reali me ofertë për Eriksenin

Prishtinë | 15 Tet 2019 | 12:19 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi ka përgatitur një ofertë prej 50 milionë eurosh për mesfushorin Christian Eriksen, të cilin dëshiron ta transferojë gjatë afatit kalimtar të janarit, përcjellë “Diario AS” të martën.

Mësohet se Reali tashmë ka kontaktuar Tottenhamin, që është i gatshëm ta liroj Eriksenin në janar, duke patur parasysh se danezi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në fund të këtij edicion.

Eriksen te Reali shihet si përforcim i duhur për mesfushën edhe pse këtë edicion ka vetëm një gol e një asistim në 11 ndeshje te Tottenhami.

Ai është pjesë e Tottenhamit prej vitit 2013 kur u transferua nga Ajaxi. 27-vjeçari, ka edhe 91 ndeshje e 29 gola me Danimarkën.

Të ngjashme