Reali me shumë mungesa kundër Valladolidit

Prishtinë | 20 Shk 2021 | 11:00 | Nga Ekonomia Online

Real Madrid do të jetë me shumë mungesa kundër Valladolid në sfidën e vlefshme për xhiron e 24 në LaLiga.

Zinedine Zidane ka ftuar 19 lojtarë për këtë ndeshje dhe në mungesë të shumë futbollistëve shkaku i dëmtimeve, 5 lojtarë të akademisë kanë hyrë në listë.

I fundit që është ftuar dhe mund të debutojë sonte është sulmuesi i ri, Hugo Duro.

Dani Carvajal, Alvaro Odriozola, Sergio Ramos dhe Marcelo mungojnë në fazën mbrojtëse, Fede Valverde në mesfushë dhe në sulm s’do të jenë Karim Benzema dhe Rodrygo, raporton Gazeta Express.

Ndeshja me Valladolidin do të zhvillohet sonte nga ora 21:00 në stadiumin “José Zorrilla”.

SKUADRA E REAL MADRID:

Portierë: Courtois, Lunin dhe Altube.
Mbrojtës: R. Varane, Nacho, F. Mendy, Chust dhe Miguel.
Mesfushorë: Kroos, Modrić, Casemiro, Isco, Arribas dhe Blanco.
Sulmues: Asensio, Lucas V., Vini Jr., Mariano dhe Hugo Duro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme